image ShBA do të lëshojë në qarkullim një sasi rekorde të naftës

Botë

ShBA do të lëshojë në qarkullim një sasi rekorde të naftës

news image

Presidenti Joe Biden do të njoftojë së shpejti lëshimin e një sasie rekorde të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së, thotë Shtëpia e Bardhë.

Një milion fuçi në ditë do të lëshohet në treg nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

ShBA shpreson se masa do të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pasi dolën raporte se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara.

/GazetaSinjali/