Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot zyrtarisht është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.
Sipas Mehaj ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, derisa edhe u ka bërë të gjithë të rinjve thirrje të aplikojnë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj gjatë një konference për media.
Mes tjerash, Mehaj ka folur për vizitën e tij në ShBA, ku është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së./GazetaSinjali/