Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në disa qendra ushtarake, për vitin akademik 2020/2021.
Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, kjo ministri ka njoftuar se konkursi në fjalë do të jetë i hapur nga 25 qershori deri më 3 korrik të këtij viti.
Ndërkaq, sipas tyre dokumentet për aplikim duhet të dorëzohen në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00./Gazeta Sinjali/