image Hapen vende të reja të punës në Polici për komunitetet, ministri Krasniqi jep detaje

Kosovë

Hapen vende të reja të punës në Polici për komunitetet, ministri Krasniqi jep detaje

news image

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar komunitetet që të aplikojnë në konkursin e hapur për zyrtarët policorë.

Data e fundit për aplikim është 26 janari.

“Në bazë të Ligjit për Policinë, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policor nga komunitetet jo-shumicë, andaj i ftoj pjestarët e komuniteteve Egjiptian, Ashkali dhe Rom të aplikojnë në mënyrë që të japin kontributin e tyre në Policinë e Kosovës. Kjo thirrje është mundësi e mirë për rritjen e numrit të policëve nga radhët e komuniteteve.
Data e fundit për aplikim është 26 janari i vitit 2023″ shkruan ministri Krasniqi në njoftim.

????‍♂️ Thirrje për pranimin e zyrtarëve policor nga komunitetet jo-shumicë.????Në bazë të Ligjit për Policinë, Policia e…

Posted by Elbert Krasniqi on Thursday, January 5, 2023

/GazetaSinjali/