image Hapen qendrat e votimit, serbët do të votojnë pro ose kundër ndryshimeve kushtetuese

Rajon

Hapen qendrat e votimit, serbët do të votojnë pro ose kundër ndryshimeve kushtetuese

news image

Në referendumin e sotëm qytetarët e Serbisë po deklarohen nëse janë për konfirmimin e ligjit për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Qendrat e votimit janë të hapura në orën 07:00, ndërsa do të mbyllen në orën 20:00, raporton Tanjug.

Pyetja e referendumit thotë: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”, kurse qytetarët deklarohen duke rrethuar përgjigjen “po” apo “jo”.

KQZ konstatoi se në Serbi janë 6.510.323 votues, për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në të gjitha vendet.

/GazetaSinjali/