Epoka aktuale është ajo në të cilën tradhtia zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore.
Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri.
Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele.
Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhtive:
1. Mesazhe të gjetura në celular – 41% i rasteve
2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore – 23%
3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompjuterin personal – 13%
4. Të kapur në flagrancë – 11%
5. Një shok/shoqe të thotë të vërtetën – 5%
6. Një anëtar i familjes ekspozon tradhtinë – 3%
7. Tradhtari pranon lidhjen e tij spontanisht – 2%
8. Një mënyrë tjetër – 2%