Shoqata e paraplegjikëve dhe e paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’ sot ka dërguar 13 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse për pesonat e prekur nga tërmeti në Durrës, Kurbin e Dhumanë.
Kjo sipas tyre është bërë në bashkëpunim me “Help the Life Asocciation” në shenjë solidariteti.
“Në shenjë solidarizimi me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, HANDIKOS sot ka nisur për atje 13 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse. Kjo ndihmë po ofrohet në bashkëpunim me #HelptheLifeAsocciation”, shkruajnë në Facebook nga kjo faqe./Gazeta Sinjali/