image Hancock: Britania e Madhe po punon për parandalimin e karantinës me anë të testimeve

Shëndetësi

Hancock: Britania e Madhe po punon për parandalimin e karantinës me anë të testimeve

news image

Britania po punon për zvogëlimin e periudhës 14 ditore të karantinës, për mbërritjet nga vendet tjera përfshirë këtu Spanjën dhe Francën.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se një provë e thjeshtë pas arritjes në aeroport nuk është e mjaftueshme. Një ide që po shqyrtohet nga qeveria është që  mënyra e testimit të bëhet 8 ditë pas arritjes në Britani të Madhe.

“Ne jemi duke punuar për të gjetur një mënyrë që do të lejojë që karantina të zvogëlohet, por bëhet në një mënyrë që gjithashtu i mban njerëzit të sigurt,” tha Hancock në radio LBC të hënën.

Ai vazhdoi se një test në aeroport nuk është një përgjigje definitive për COVID-19.

“Arsyeja që nuk funksionon është sepse ky virus mund të intubohet për një periudhë brenda trupit tuaj pa një test që të jetë në gjendje ta marrë atë”, tha ai. /GazetaSinjali/