image Hamza propozon mocion procedural, Osmani refuzon ta hedh në votim

Kosovë

Kuvend/ Hamza propozon mocion procedural, Osmani refuzon ta hedh në votim

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në fillim të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga partia e tij, ka propozuar fillimisht mocion procedural për shqyrtimin e dy projektligjeve.

“Në emër të PDK-së propozoj që në kuadër të punimeve të kësaj seance të shqyrtohen dy projektligje të cilat nga sot ti nënshtrohen diskutimit parlamentar. Bëhet fjalë për projektligjin për Masat e Përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë për COVID-19 si dhe projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë”.

“Konsiderojmë se shqyrtimi i këtyre dy projektligjeve është i natyrës urgjente, prandaj edhe përfshirja e tyre në rend të ditës është e domosdoshme. Shqyrtimi i këtyre projektligjeve të bëhet në mënyrë të përshpejtuar për shkak të situatës”, tha Hamza.

Kjo kërkesë u refuzua nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila tha se në bazë të komentarit të Kushtetutës, asaj nuk i lejohet që ta vendos në votim këtë propozim.

“Duke marrë për bazë komentarin e Kushtetutes së Kosovës, nuk mund ta vendos në votim këtë propozim”, tha Osmani. 

Pas kësaj, me kërkesë të PDK-së Kuvendi shkoi në pauzë disaminutëshe. /Gazeta Sinjali/