COVID-19

Të infektuar

145

Të sheruar

23

Të vdekur

3

Politikë/ Hamza: Partitë në pushtet e trafikuan buxhetin

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se dje në një seancë të jashtëzakonshëm, me një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit kanë aprovuar një ligj mjaft të rëndësishëm për vendin.

Ish-ministri i Financave tha se kërkesa e tyre ka qenë t’iu mundësohet deputetëve të kenë projektligjin dhe të punojnë të paktën për një ose dy ditë që mandej të diskutohet.

Sipas Hamzës, partitë në pushtet në mënyrë klandestine e kanë trafikuar buxhetin 2020.

Ai tha se buxheti nuk i adreson nevojat e qytetarëve.

“Nuk ka mjete për rritje të pensioneve, as për çështje sociale. Ka një shpërputhje totale, me atë çka janë deklaruar në fushatë zgjedhore. Nuk ka shtesa për fëmijë. Nuk ka subvencion për kredi në bujaqsi. Nuk ka rritje të pensioneve për kategoritë e dala të luftës. As për shërbimin ushtarak, nuk ka buxhetim. Ligji për pagat, nuk është paraparë me këtë buxhet”, tha ai.

“Këta e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine, duke i pamundësuar alternativat e opozitës. Jo vetëm që buxhetin ta trafikojnë, vërteton fakti se e votuan edhe një rezolutë për bisedime me Serbinë”, tha Hamza.

Ndryshe, me 63 vota për Kuvendi i Kosovës mbrëmë e ka votuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin