Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit pas fjalimit që e pati në Kuvend të Kosovës.
“Sinqerisht prita një fjalim shumë më serioz prej kryeministrit, në proza e poezi nuk adresohen këto çështje, dëshirojmë që qeveria të ketë sukses, për 30 ditë të qeverisjes mbetet me pa, uroj që të jetë mirë”, ka thënë ai.
Deputeti thotë se ka mungesë të harmonizimit në mes të partnerëve në qeveri.
“E përmendët që ka harmonizim mes partnerëve opozitare, është tepër shqetësuese mungesa e harmonizimit të qeverisë, ju duhet me i marrë vendimet, e kalojmë çështjen e tarifës e reciprocitetit, a është e gatshme qeveria për dialogun.
Nuk mundet ky vend me pas as zhvillim ekonomik, as progres duke i pru në pikëpyetje projekte të caktuara, relacionet tona me partnerët strategjik”.
“Edhe SHBA, edhe BE-ja përtej këtyre dy grupacioneve, me shku në SHBA kur doni z. Kryeministër me presidentin vjen në kuvend edhe diskuton, edhe me u taku me sekretarin e shtetit, unë e konsideroj që është punë e madhe për këtë vend, a shkon presidenti a kryeministri, a cilido nga ministrat e deputetët”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/