Djali i Bekim Jasharit, Hamëza, dje i ka mbushur 20 vjet.
Për përvjetorin e ditëlindjes së nipit dhe përtrirësit të emrit të heroit Hamëz Jashari, anëtarët e familjes Jashari u mblodhën mbrëmë për të festuar.
“Gëzim i pa përshkrueshëm me mixhën Rifat dhe familje duke festuar ditëlindjen e Hamëzës sonë të ri, emri i të cilit në çdo moment na kujton babushin, luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes sonë për Liri e Pavarësi”, ka shkruar ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Jashari shkroi se festat e tilla, lumturia e gëzimi në sytë e fëmijëve para se gjithash i kujtojnë rrugëtimin e familjes dhe çmimin e lartë të lirisë që kemi paguar historikisht si popull.
“I dashur bir nga zemra të urojmë ditëlindjen e 20-të, shëndet e gëzime paq tërë jetën!”, shkroi Jashari.
“Vazhdo kështu të na bësh krenar me sjelljen, edukimin dhe angazhimin në formësimin tënd profesional duke qenë i gatshëm t’i shërbesh atdheut dhe popullit tonë kurdo dhe në çfarëdo mënyre”, përfundoi Jashari.