Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se duhet të hetohen deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për lidhjet Lëvizjes Vetëvendosje me “Syrin e Popullit”.
Haliti ka thënë se anëtarët e organizatës “Syri i Popullit” kanë pasur takime me Anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes para atentatit ndaj Azem Vllasit në zyrën e tij.
“Nuk kam pasur fuqi t’i përgjojë apo t’i shohë me sy por edhe ata kanë dëshmuar se janë takuar”.
Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se PDK ka bërë deklarata për lidhjet e “Syrit të Popullit” me Vetëvendosjen duhet të merren parasysh edhe nga prokuroria dhe të del e vërteta në shesh.
Ai thotë se i njeh një pjesë të anëtarëve të “Syrit të Popullit”.
“Murat Jashari ka qenë pjesë e celulës sime”.
Haliti thotë se Murat Jashari ka dërguar nga Zvicra në Shqipëri kryesisht pixhama dhe disa gjëra të tjera me kamionë. /Gazeta Sinjali/