image Haliti: Kurti qe një vit nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po do me bashku kombin

Politikë

Haliti: Kurti qe një vit nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po do me bashku kombin

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mundi ta zgjidh çështjen e targave me Serbinë, e lërë me ta bashkojë Kombin.

“Kurti që një vit nuk mujti me zgjidh çështjen e targave e po donë me bashku kombin kjo është absurde”,  tha Haliti për Front Online, kur pyetur se a beson që Bashkimi Kombëtar me Shqipërinë do të bëhet gjatë mandatit të Albin Kurtit.

“Deklaratat e tij kanë qenë farse për ata që e kanë mbështet, nuk besoj që ka shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri që nuk e do Bashkimin Kombëtar”.

“Janë disa çështje për të cilat kur njeri është në opozitë nuk i llogarit fare e njëri ndër ata që nuk i ka llogaritur përgjegjësit ndaj obligimeve ndërkombëtare që i ka Kosova është edhe Kurti.  Pas ndryshimi të statusit ne e kemi me Kushtetutë dhe në bazë të pakos së Ahtisarit është i ndaluar bashkimi i Kosovës me ndonjë shtet tjetër”, ka thënë tutje ai.

/GazetaSinjali/