image Halimi ia lë fajet Qeverisë për emigrimin masiv: Nuk po ikin vetëm për paga

Kosovë

Halimi ia lë fajet Qeverisë për emigrimin masiv: Nuk po ikin vetëm për paga

news image

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur për fenomenin në rritje të emigrimit të të rinjve dhe punëtorëve drejt shteteve të Perëndimit.

Halimi ka thënë se fajin e ka qeveria.

Ajo ka thënë se njerëzit nuk ikin vetëm për paga, por edhe si rezultat i trajtimit të padinjitetshëm, që sipas saj, Qeveria e Kosovës ia bënë të rinjve.

“Njerëzit nuk ikin sepse nuk kanë pagë, apo e kanë pagën e ulët, ikin sepse qeveria i trajton në mënyrë të padinjitetshme. Kemi një sistem të rrënuar të shëndetësisë. Kemi një sistem të brishtë të drejtësisë, të cilin politika aktuale po e kontrollon tërësisht”, ka deklaruar ajo.

“Kemi një sistem arsimor i cili nxjerr studentë që nuk janë kompatibil me tregun e punës”, ka shtuar Halimi.

Ajo ka thënë se është shqetësuese që në Kosovë janë 100 mijë të rinj, të cilët janë të papunë dhe nuk kanë kërkuar punë.

Ajo ka thënë se qeveria duhet ta lë propagandën që nuk përkon me realitetin dhe të merret me problemet e qytetarëve.

“Alternativa është që kur qeveriset, më nuk propagandohet. Duhet t’i gjejmë problemet. Të flasim, duhet të biem në nivelin e qytetarëve. Qeveria po merret me dialogun e problemet e mëdha, kjo është një strehë për t’i ikur paaftësisë së saj”, ka deklaruar ajo në T7.

/GazetaSinjali/