image Halimi akuza ndaj VV-së: Në mes një gruaje profesioniste dhe militanti, VV-ja vendos për të dytin - Sinjali

Halimi akuza ndaj VV-së: Në mes një gruaje profesioniste dhe militanti, VV-ja vendos për të dytin

news image

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka akuzuar partinë në pushtet (LVV-në), pas zgjedhjeve në Universitet të Prishtinës.

UP-ja ka zgjedhur dje pesë anëtarë të Këshillit Drejtues.

Halimi, nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, ka akuzuar Vetëvendosjen se ka zgjedhur militantë partiak në Këshillin Drejtues të Universitetit, duke anashkaluar kësisoj, njerëzit profesionist.

Në mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin. Pikërisht, në kohën dhe vendin ku më së shumti është e domosdoshme përfshirja e profesionistëve. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk do të duhej të përfundonte në këtë gjendje”, ka shkruar Halimi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: