Humanisti Halil Kastrati ka thënë se është i gatshëm që të ndihmojë në ndërtimin e një shtëpie për kryeministrin Albin Kurti në rast se ai ka nevojë.
Kastrati në T7 ka thënë se beson që shqiptarët e marrin përsipër që kryeministrit t’ia ndërtojnë shtëpinë.
“Unë jo. Unë nuk ndërtoj shtëpi, ndërtojnë shqiptarët dhe besoj që kryeministrit ia marrin përsipër që t’ia ndërtojnë shtëpinë. Nesër nëse e dijnë që vërtet ka nevojë edhe vet i pari inkuadrohem që ta bëj me shtëpi”, ka thënë ai.