Pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë dhe herë pas here publikimeve të të dhënave private, këtë herë hakerat kanë publikuar një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë.
Prej një viti Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë kanë qenë target e sulmeve kibernetike iraniane, ku janë publikuar rrogat, numrat e telefonit, targat dhe të dhëna përsonale.
Ndërkohë pas sulmit në sistemin TIMS në pikat kufitare të vendit, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duke i bërë ato fajtor për sulmin.
Gjithashtu kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi pasi nga veprimet hetimore, ka faqet që publikojnë të dhënat kanë IP (Internet Protocol) në këto tre shtete.