image “Hajt se ju i merrni për veti”, Kastrati tregon për reagimet e qytetarëve kur kërkonin nga një euro donacion

Sociale

“Hajt se ju i merrni për veti”, Kastrati tregon për reagimet e qytetarëve kur kërkonin nga një euro donacion

news image

Humanisti Halil Krasniqi ka treguar për sfidat që kalohen deri tek sigurimi i një strehimi për familjet e varfëra në Kosovë

Ai tha se aktualisht problemi kryesor për familjet dhe kushte të këqija për jetesë është mungesa e truallit për ndërtimin e shtëpive. 

Problemi kryesor tani është familjet që nuk kanë truall. Kjo është një prej kritereve për një familje nevojtare për strehim familja. Kemi shumë raste që nuk kanë truall.  Me banesa jemi duke u mundu me hulumtu me bë diçka, por ne si shoqatë jemi kundër banesave sociale, shkaku i integrimit. Ajo çfarë e shohim me me këto banesa është problematik. Tani e kemi ndërtuar thuajse një lagje në Mitrovicë. Nëse kjo na del atëherë ne do të vazhdojmë në bashkëpunim me Kuvende Komunale të ndërtojnë lagje”, ka thënë ai në t7.

Ai ka folur edhe për besueshmërinë që kanë qytetarët në këtë shoqatë humanitare. Kastrati theksoi se në fillim qytetarët e kanë pasur të vështirë të japin qoftë edhe një euro për familjet në nevojë. 

Siç kujton ai, qytetarët ka ndodhur që i kanë dhënë nga një euro duke lëshuar fjalë. 

Jetimat e Ballkanit kanë lindur në një kohë kur besueshmëria e masës ka qenë shumë përtokë e zbehët. Ndoshta pa dashtë me e vënë gishtin nga askush, nga keqpërdorimet e shumta dhe unë nga përvoja dilja dyqan me dyqan me kërku nga një euro. Besomë për një euro dhe e kishte shumë problem me e bind me t’i dhënë. Edhe nëse t’i jepke me gjysmë zemër dhe e lëshojke nga një fjalë”, ka thënë ai. 

Ai ka folur edhe për fjalët më të shpeshta që u thoshin atyre. “Hajt se ju për veti i keni”, Kastrati thotë se ishte fraza më e shpeshtë.

“Hajt se ju i merrni për veti, hajt se ju i keni për veti, ishin fjalët e shpeshta. Kishin frikë nëse muajin tjetër ke dal me këta pantallona ose me këtë xhaketë dhe nëse në muajin tjetër e ndërroje veshjen thoshin paske ba pare. Kjo është një aspekt”, deklaroi ai. 

E tash ai tha se kjo shoqatë numëron mbi 100 mijë donator nga Kosova dhe mërgata. 

Sot ‘Jetimat e Ballkanit’ numërojnë më shumë se 100 mijë donator dhe të gjithë janë shqiptarë qoftë brenda Kosovës ashtu edhe nga mërgata jonë. Është shumë e vështirë me e kthy besimin e masës. Sot me na pa në rrugë na japin para”, deklaroi Kastrati. 

Kastrati përmendi edhe një rast kur një mërgimtar e ka dhuruar banesën e vetme të tij për një familje skamnore. 

 “Shqiptarët kanë zemër dhe besomë që kemi raste që thonë se të vetmen banesë e kam, jetoj në Gjermani, por merri çelësat dhe gëzoje një familje”, ka thënë ai.

Kastrati ka treguar se ka pasur persona që kanë tentuar që ta ndalin punën e tyre. 

“Aspekti tjetër shumë dashamirë në thonjëza u mundojshin me e bë të pamundurën për me e ndalë këtë iniciativë. Ka pasur shumë. Po flas për fillimet. Ndoshta arsyeja që diku e ke prek në atë punë qe e ka ba ose të ka pa si rival. Dikush thjeshtë nuk ka dashur me të pa në atë rrugë. Mendojshin se po bëheshim milionera brenda natës. Megjithatë sot të gjithë na duan, na nderojnë dhe na rrespektojnë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/