image Hajrizi para ndeshjes me Rahovecin: Me sallën plot, do ja dalim që të fitojmë

Basketboll

Basketboll/ Hajrizi para ndeshjes me Rahovecin: Me sallën plot, do ja dalim që të fitojmë

news image

Basketbollisti i KB Pejës, Drilon Hajrizi është i bindur që me sallën plot tifozë do të arrijnë të fitojnë në fundjavë kundër Pejës.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Hajrizi ka thënë se optimizmi i skuadrës është shumë i lartë para ndeshjes.

Image

“Loja e së dielës do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për ne po ashtu edhe për Rahoveci. Jam i bindur që me sallën plot do ja dalim që ta përfundojmë me fitore edhe këtë ndeshje. Optimizmi është shume i lart në ekipin tonë stërvitjet po shkojnë shumë mirë.”, u shprehë ai.

Tutje, Hajrizi ka treguar sekretin e sukseseve të klubit të Pejës këtë sezon. 

“Sekreti i sukseseve të KB Pejës për momentin është fondi i lojtareve kualitativ dhe puna profesionale që po e bëjmë. Do të jetë pak më vështirë për ne se do të jemi ekip i vetëm qe garojmë ne dy kompeticione dhe po ashtu synojmë qe t’i fitojmë që të dyjat.”, u shprehë Hajrizi.

Image

Basketbollisti i Pejës shtoi se do ju qasën të gjitha ndeshjeve të mbetura që të shpallen kampion.


“Ekipi i Pejës është pretendenti kryesor për titull. Kështu që mendoj që shume kujdesshëm do ju qasemi te gjitha lojërave dhe ne fund te shpallemi edhe kampion.”, tha ai.

Në fund, Hajrizi komentoi largimin e Rahovecit nga Liga e Ballkanike.

“Nuk jam kompetent te flas. Mendoj që kryesia e Rahovecit i ka mat punët e veta dhe në fund kanë dal me atë vendim.”, përfundoi ai.

Skuadra e Pejës gjendet për momentin në pozitën e katërt me 37 pikë në Superligën e Kosovës me tre pikë më pak se Rahoveci e Prishtina.

Ndeshja me Rahovecin do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në palestrën ‘Karagaçi’./Gazeta Sinjali/