image Hajni i vrarë në Shtime, ishte nga Prishtina

Drejtësi

Hajni i vrarë në Shtime, ishte nga Prishtina

news image

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje në Shtime. Personi që mbeti i vrarë dyshohet se hyri për të grabitur në shtëpinë e A.N. Sinjali merr vesh nga burimet brenda Prokurorisë së Ferizajt se pronari i shtëpisë A.N bashkë me vëllain e tij N.N i kishin zënë hajnat. Madje, pak para se të ndodhte vrasja, vëllëzërit Ndrecaj, ishin fjalosur keq me një nga hajnat.

Sinjali merr vesh se grabitësi që u vra rreth 300 metra larg nga shtëpia e vëllëzërve Ndrecaj në Shtime, ishte nga komuna e Prishtinës.

“Grabitësi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion”, ka thënë policia.

Në shtëpinë e vëllëzërve Ndrecaj dyshohet se u vodhën 24 mijë franga zvicerane. Të dyshuarit e tjerë që ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre ndodhen në arrati.

Sinjali ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jasharin. Ai tha se vëllai i pronarit të shtëpisë, N.Ndrecaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Po punohet për zbulimin e këtij rasti, në mbajtje është dërguar vëllai i pronarit të shtëpisë, N.N”, tha Jashari.

Ndërsa pronari i shtëpisë A.Ndrecaj, ku hajnat hynë për të vjedhur, po trajtohet në spital. Ai ka mbetur i plagosur në këmbën e djathtë.

Vrasja e hajnit në Shtime është rasti i dytë i ngjashëm që ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë. Në nëntorin e vitit të kaluar, disa persona të armatosur kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi në lagjen Veternik të Prishtinës. Gjatë përleshjejes së armatosur mes hajnave dhe pronarit të shtëpisë, kishte mbetur i vdekur hajni, Kujtim Krasniqi nga fshati Makovc i komunës së Prishtinës. Pronari i shtëpisë, Ridvan Beqiri, kishte pasur armën me leje dhe i njejti nuk është arrestuar pasi ishte në vetëmbrojtje./Sinjali/