image Hajnat vjedhin targat e një vetureje në Prishtinë, pronari e denoncon rastin në Polici

Siguri

Hajnat vjedhin targat e një vetureje në Prishtinë, pronari e denoncon rastin në Polici

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë automjetet, që qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Shumë shpesh ka raste të vjedhjeve të veturave ose pjesëve të ndryshme të tyre. Një rast i tillë i ka ndodhur një qytetari në rrugën “Sylejman Vuçitërrna” në Prishtinë, raporton Sinjali.

Këtë herë dikush dyshohet se ka vjedhur targat e një vetureje, të cilën pronari e kishte parkuar para banesës në orët e mbrëmjes të së shtunës.

Rasti u zbulua pas disa orësh, me ç’rast pronari njoftoi menjëherë Policinë dhe e denoncoi rastin. Sipas tij, hajnat kanë vjedhur dy palë targat nga vetura dhe nuk ka dyshime se kush mund ta ketë bërë.

Si rezultat i denoncimit, pëe rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për identifikimin e personit apo personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/