Dele Alli është sulmuar me thikë nga disa hajdutë që hyn në shtëpinë e tij derisa po qëndronte me gjashtë shokë të tij.
Futbollisti i Totteham u godit në fytyrë gjatë një incidenti të tmerrshëm, por nuk ka pësuar dëmtime serioze, raporton Daily Mail.
Dy plaçkitës ishin futur në pronën e tij, duke e sulmuar reprezentuesin anglez me armë të ftohtë, derisa mësohet se ka lëndime jo serioze në fytyrë.
Daily Mail raporton se 24-vjeçari ishte detyruar që t’u ofronte hajdutëve gjësendet me vlerë, në mënyrë që situata të kalonte në qetësi./GazetaSinjali/