image Dele Alli mendon largimin, gjiganti evropian kërkon transferimin e tij në janar

Futboll

Dele Alli mendon largimin, gjiganti evropian kërkon transferimin e tij në janar

news image

Paris Saint-Germain raportohet se ka shfaqur interesim për reprezentuesin anglez, Dele Alli, transmeton Sinjali Sportiv.

Mesfushori nuk është i kënaqur me minutat e dhuruar këtë sezon nga Jose Mourinho dhe më shumë gjasë do largohet.

‘Daily Mail’ shkruan se për 24-vjeçarin interesim ka shfaqur Paris Saint-Germain dhe se kampioni francez po kërkon transferimin e tij që në afatin e janarit.

PSG besohet se ka dërguar disa ofertë drejt Londrës për lojtarin, por që Tottenhami i ka refuzuar dhe nuk dëshiron largimin e tij.

Ndryshe, Dele Alli ka kontratë të vlefshme me Spurs deri në vitin 2024, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 52 milionë euro. /Sinjali Sportiv/.