Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një xhami të Prizrenit.
Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në faltoren që gjendet rrugën “Jusuf Balaj”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Hajdutët kanë hyrë dhunshëm në brendinë e xhamisë dhe kanë vjedhur para nga arka.
“Imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga kasaforta i kanë vjedhur 60 € para të gatshme.” Bën të ditur Policia e Kosovës.
Njësiti policor është duke hetuar rastin./Gazeta Sinjali/