Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllacë të Suharekës, ku është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur stoli ari dhe para të gatshme.
Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga aty ata kanë arritur që të vjedhin një kasafortë, brenda së cilës kishte stoli ari dhe para të gatshme.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, pas mesnatës së të shtunës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/