Mbrëmjen e sotme raportohet se është thyer një shtëpi në Reznik të Vushtrrisë.
Sipas familjarëve rasti ka ndodhur në ora 19:00 dhe në momentin e vjedhjes ata nuk kanë qenë në shtëpi.
Hajnat kanë thyer derën e hyrjes dhe kanë vjedhur gjësende të vogla, si parfume e atlete.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin. /Gazeta Sinjali/