Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në parkingun e banesave e parkoi veturën edhe një qytetar i Prishtinës, por të njëjtën nuk e gjeti aty kur u zgjua në mëngjes.
Sinjali mëson se 54-vjeçari që ka denoncuar rastin në Polici ka bërë me dije se ka parkuar veturën e tij në parkingun e banesave në lagjen Dardania, por më pas dikush e ka vjedhur atë.
Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.