Gjatë periudhës së karantinës, disa hajna kanë hyrë në Parlamentin Evropian dhe kanë vjedhur dokumente e laptopë.
Rreth 50 eurodeputetëve u janë vjedhur gjëra me rëndësi në zyrat e tyre të Parlamentit Evropian.
Sipas mediave të huaja këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që objekti ka qenë bosh.
Hajdutët kanë kontrolluar mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.
Eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët i janë vjedhur 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit.
Në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.
Ndaj, parlamenti ka qenë bosh pothuajse gjithë muajin maj.
Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen./ Gazeta Sinjali/