Këngëtarja kosovare, Nita Latifi, ka njoftuar se i është thyer vetura në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Latifi thotë se nga aty, hajnat ia kanë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash si dhe dokumentet personale.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me anë të grupit “Network Prishtina”.
Mes tjerash, Latifi i ka lutur të gjithë që nëse e gjejnë diku kuletën e saj ngjyre kafeje, të ia kthejnë dokumentet.