image Hajnat "ia dalin sërish", për të 6-ën herë sivjet arrijnë ta thyejnë Viva Fresh Store

Siguri

Hajnat “ia dalin sërish”, për të 6-ën herë sivjet arrijnë ta thyejnë Viva Fresh Store

news image

Duket se as ora policore nuk po i ndalon hajnat që të dalin dhe të kryejnë atë çka kanë planifikuar, sepse në orët e para të ditës së djeshme, rreth orës 02:00, ka ndodhur vjedhja e radhës në rrugën e UÇK-së në Rahovec, ku persona të panjohur kanë depërtuar brenda marketit “Viva Fresh Store”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se personi, i cili e ka raportuar rastin ka thënë se hajnat vodhën kasafortën, në të cilën kishte rreth 11 mijë euro.

Nuk mund të konstatohet se rritja e numrit të rasteve të vjedhjeve ka të bëjë me pakujdesinë e kompanive për siguri apo me “kujdesin dhe interesin e shtuar” të hajnave për të realizuar atë që duan.

Lidhur me atë, në rastin konkret krijohet një mjegull edhe më e dendur, sepse ky biznes vetëm gjatë këtij viti është thyer 6 herë dhe secilën herë ka pësuar dëme materiale prej mijëra eurosh.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/