image Hajnat i hyjnë në shtëpi zyrtares policore në Kaçanik, ia vjedhin armën zyrtare dhe 20 mijë dollarë

Siguri

Hajnat i hyjnë në shtëpi zyrtares policore në Kaçanik, ia vjedhin armën zyrtare dhe 20 mijë dollarë

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Gjatë ditës së djeshme, cak i hajnave ishte edhe një shtëpi në fshatin Dubravë të Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se këtë here hajnat ia kanë mësyrë shtëpisë së një zyrtareje policore(emër i njohur për redaksinë), ku depërtuan me forcë dhe vodhën gjëra zyrtare e mijëra euro.

Vjedhja dyshohet se u krye në orët e mbrëmjes, periudhë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, të cilët sipas dëshmisë së polices të dhënë në stacion policor, ia kanë marrë pajisjet zyrtare, armën me municion, si dhe rreth 20 mijë dollarë (mbi 18 mijë euro).

Përveç shtëpisë së policet, hajnat ua kanë bërë qyl edhe shtëpitë e disa prej familjarëve të saj, prej ku vodhën po ashtu gjësende me vlerë.

Pasi rasti u denoncua në Polici nga vet zyrtarja policor, kolegët e tij kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, që çojnë në zbulimin e të dyshuarve.

Sipas të njëjtave burime, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/