Dy persona kanë hyrë për dritare në një pompë derivatesh në Istog. Policia ka arrestuar të dyshuarit, ndërsa ata kanë pranuar se kanë vjedhur 308 euro.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit në një pompë derivatesh kanë hyrë me forcë përmes dritares dhe aty kanë vjedhur një shumë parave. Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer veprën e cekur, dhe të hollat e vjedhura 308.65 € i janë kthyer viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/