image Hajnat futen në një shtëpi në Gjilan, vjedhin 6 mijë denarë e 70 euro

Kosovë

Siguri/ Hajnat futen në një shtëpi në Gjilan, vjedhin 6 mijë denarë e 70 euro

news image

Dy persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një gruaje në rrugën “Sadulla Brestovci” në Gjilan, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, të dyshuarit nga aty kanë grabitur një shumë parash prej 70 euro dhe 6 mijë dinarë.

Policia njofton se dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/