image Hajnat futen në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin armë dhe para

Siguri

Hajnat futen në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin armë dhe para

news image

Një person në Ferizaj ka raportuar në polici se të shtunën në orën 01:52, disa persona të panjohur janë futur me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë kryer vjedhje, mbrëmë rreth orës 01:52, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se hajnat kanë arritur që të vjedhin një pistoletë dhe para të gatshme.

Sipas tij, në kohën kur kishte ndodhë vjedhja, shtëpia kishte qenë pa përkujdesje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat janë duke punuar për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/