Në orët e mbrëmjes të 21 prillit, në fshatin Turjakë të Pejës ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet të Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se një person e ka denoncuar rastin dhe ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur 9 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të 5 mijë eurove.
Sipas këtyre burimeve, hetimet për këtë ngjarje kanë filluar, ndërsa rasti në Polici është hapur si “Vjedhje e rëndë”.