image Hajnat depërtojnë me forcë në një shkollë të Pejës, ky është dëmi që shkaktuan

Siguri

Hajnat depërtojnë me forcë në një shkollë të Pejës, ky është dëmi që shkaktuan

news image

Në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës, gjatë mëngjesit të djeshëm, një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit të shkollës dhe kanë dëmtuar ditarët e klasave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se përveç dëmtimit të ditarëve të klasave, nga kjo shkollë ishin vjedhur edhe disa laptopë.

Rasti është ende duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/