Një hajdut ka hyrë në një shtëpi dhe ka filluar të vjedhë gjëra të vlefshme, derisa zonja e shtëpisë ishte duke fjetur në dhomën e ndejës.
Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat ishin të instaluara brenda shtëpisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Malajzi, transmeton Gazeta Sinjali.
Zonja e shtëpisë tregon momentin se si hajduti hyri në shtëpinë e saj.
“Për fat të mirë ai u largua nga alarmi i shtëpisë sonë, por prapë arriti të prishte plotësisht rrethojën e oborrit tonë dhe të futej në dhomën e ndenjës, ndërsa unë isha në gjumë”, tha ajo.
Nuk dihet ende nëse gruaja u lëndua përgjatë incidentit./Gazeta Sinjali/