image “Hajde t’çoj n’shpi”/ Burri i dehur ngacmon 18-vjeçaren në Pejë, insiston ta dërgojë me veturë në shtëpi, e shpëton një kalimtar

Siguri

“Hajde t’çoj n’shpi”/ Burri i dehur ngacmon 18-vjeçaren në Pejë, insiston ta dërgojë me veturë në shtëpi, e shpëton një kalimtar

news image

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sidomos të atyre në rrjete sociale e rrugë. Burra të moshave të ndryshme ngacmojnë me fjalë e veprime të ndryshme të cilat krijojnë shqetësim te gjinia femërore, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë se fundi ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një burrë 61-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të re.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasdite, teksa 18-vjeçarja po priste autobusin për të shkuar në shtëpi, e ku kishte hasur në një person të panjohur për të, i cili insistonte ta shoqërojë në shtëpi.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares në Polici, i dyshuari kishte ndalur veturën e tij para vajzës dhe i kishte bërë presion qe të hipte në veturën e tij, ne mënyrë që ta dërgojë në shtëpi.

Në ngjarje u përfshi edhe një dëshmitar, i cili me të parë se çfarë po ndodhte kishte ndërhyrë duke marrë larguar vajzën që aty e më pas u kujdes për të derisa ajo u dorëzua te familjarët e saj.

Ndërkohë njësitet policore janë vënë në lëvizje, ku kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, të cilin më pas e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

61-vjeçari atje iu nënshtrua edhe testit për alkool, ku rezultoi në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/