image Hajdari thotë se janë dënuar bizneset që kanë rritur çmimet

Kosovë

Hajdari thotë se janë dënuar bizneset që kanë rritur çmimet

news image

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka njoftuar se pas inspektimit në tregun e mallrave, janë gjetur mbi 30 shkelje për rritje të çmimeve.

“Sa i përket mbikëqyrjes së tregut të mallrave, Inspektorati i Tregut ka kryer inspektimin e 900 objekteve afariste. Nga këto kemi gjetur mbi 30 shkelje, kryesisht të shkeljes së çmimeve dhe për të adresuar këtë shkelje janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Hajdari.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se në edhe tregun e punës janë gjetur shkelje, të cilat kryesisht kishin të bënin në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse.

“Sa i përket mbikëqyrjes së tregut të punës, Inspektorati i Punës ka kryer 350 inspektime. Shkeljet janë hasur kryesisht në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse, pastaj edhe në dezinfektim të hapësirave dhe dendësi të punësuarve, duke mos respektuar distancën e rekomanduar, edhe për këtë janë marrë masa”, ka thënë ministrja.

Ministrja Hajdari më 12 mars kishte lëshuar një urdhëresë që operatorët ekonomikë mos t’i rrisin çmimet pas konfirmimit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Në Kosovë, aktualisht janë konfirmuar 13 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/