Ish-deputeti I PDK-së, Hajdar Beqa, dyshohet se e ka kërcënuar drejtorin e bordit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, Liridon Zogjanin, pasditen e djeshme.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime brenda Prokurorisë se Zogjani e ka raportuar rastin në Polici, bashkë me mesazhin kërcënues të cilin ka thënë se e ka marrë nga Beqa.
Siç merr vesh Sinjali, arsyeja e kërcëmit është për shkak të auditimit të gruas së ish-deputetit, e cila punon në këtë ndërmarrje.
Zogjani në Polici e ka paraqitur edhe mesazhin e marrë në telefon nga Beqa, ku i thuhet: “Në qoftëse merresh me mua dhe familjen time, do të kesh punë personalisht me mua”.
Për rastin janë njoftuar njësitet relevante, derisa Policia thuhet se është duke e hetuar rastin.
Megjithatë, Beqa nuk është arrestuar nga Policia dhe nuk është marrë deklaratë nga ai për këtë rast. /Gazeta Sinjali/