Modelja e njohur me famë botërore, Hailey Baldwin, që nga koha kur u fejua me këngëtarin, Justin Bieber, vazhdimisht është kryqëzuar nga fansat e artistit.
Ndjekës të shumtë kanë reaguar negativisht në rrjetet sociale të dy yjeve, pasi kuptuan që dyshja në fakt ishin kurorëzuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndjekësit e kanë kryqëzuar çiftin duke iu thënë se nuk duhet ta merrnin këtë hap.
Së fundmi 22-vjeçarja ka zgjedhur të reagojë ndaj këtyre komenteve, duke treguar se ka ndjerë dyshime të shumta teksa ka lexuar të gjitha komentet në internet.
“Askush përveç neve të dyve se di se çfarë po ndodh. Kur kam parë qindra komente teksa më ‘bombardonin’ duke thënë: ‘Nuk keni për t’u martuar’, ‘Do divorcoheni’, fillon të dyshosh mos vallë të tjerët shohin diçka që unë nuk arrij ta shoh. Megjithatë në lidhje janë vetëm 2 vetë, askush tjetër”, citohet se është shprehur Baldwin gjatë një interviste.
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë dyshja lajmëroi se shumë shpejt do të zhvillojnë ceremoninë e tyre të martesës dhe se tashmë janë duke u marrë me përgatitjet e fundit./Gazeta Sinjali/