Modelja e njohur amerikane Hailey Baldwin-Bieber, ka filluar të merakoset për shpenzimet që po bën bashkëshorti Justin Bieber.
Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim i afërt me çiftin ekskluzivisht për “RadarOnline”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Justin jeton si një princ. Ai dëshiron që gjithçka të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë ose nuk është i lumtur. Sigurisht, ai ka shumë para, por shpenzimet e tij të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme.”
Më tutje, burimi bënë të ditur se ylli i muzikës pop së fundmi ka blerë një numër të madh pronash, si dhe vazhdimisht shpenzon para në aksesorë, rroba e makina.
“Asaj i pëlqen sa zemërgjerë dhe impulsive është ai, por disa nga blerjet së fundmi kanë qenë qesharake”, tha burimi për gazetën.
Siç duket Hailey po mendon që ta vë “në binarë” këngëtarin pas martesës, pasi që veprimet e tij po i duken si të ishte në adoleshencë./Gazeta Sinjali/