Partnerja e Justin Bieber, Hailey Baldwin po përgatiet për dasmën e dytë me yllin e muzikës pop.
ET online ka mësuar se modelja 22-vjeçare është duke u përgatitur në ditët që çojnë deri në dasmën e saj të dytë me Justin Bieber.
Një burim i thotë ET se Hailey ka qenë në një tretman për fytyrën e saj rreth 75 minuta në Pellequr, i cili i ndihmon po ashtu në pastrimin e të gjitha toksinave në trup.
Burimi thotë se Justin erdhi bashkë me Haileyn, por nuk bëri një masazh të tillë.
Hailey dhe Justin u martuan fshehurazi në një gjykatë të qytetit në New York, shtatorin e kaluar. Disa javë më vonë, një burim konfirmoi për ET se dyshja tashmë ishin me të vërtetë burrë e grua.
Ndërkaq, çifti janë duke realizuar martesën e dytë me miqtë dhe familjen e tyre në fund të këtij muaji në Karolinën e Jugut. Një tjetër burim i tha ET këtë javë se çifti po “përgatitet për ngjarjen e jetës së tyre”.

“Ata donin të festonin dashurinë dhe unitetin e tyre përpara njerëzve që duan, veçanërisht Zotit”, tha burimi.
Sipas burimit, ceremonia do të jetë sa më private dhe do të përfshijë vetëm familjen. Justin ka kaluar shumë në të kaluarën me familjen e tij, dhe ai mezi pret të festojë ditën e veçantë me të gjithë.