image Haga e dënoi me 12 vjet burgim/ Bouckaert: Simatoviq ishte i përfshirë në krime edhe gjatë luftës në Kosovë

Siguri

Haga e dënoi me 12 vjet burgim/ Bouckaert: Simatoviq ishte i përfshirë në krime edhe gjatë luftës në Kosovë

news image

Ish-hulumtuesi i Human Rights Watch gjatë luftës në Kosovë, Peter Bouckaert, ka reaguar pasi që Gjykata Penale në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim ish-shefin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe zëvendësi i tij, Franko “Frenki” Simatoviq, për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, raporton Gazeta Sinjali.

Bouckaert publikoi një fotografi të disa anëtarëve të forcave të Simatoviqit, të cilët luteshin në Manastirin e Deçanit në Kosovë më 1998, duke thënë se të njëjtit ishin të përfshirë në krime lufte në Kosovë.

“Këta janë anëtarë të Forcave Speciale Serbe të Franki Simatoviq që luten në Manastirin e Deçanit në Kosovë në 1998, gjatë përfshirjes së tyre në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë në 1998. Ata ishin të përfshirë në mizori atje, si dhe në Kroaci dhe Bosnjë.

“Franki sot (dje) u dënua për përfshirjen e tij në mizoritë në Kroaci dhe Bosnjë. Ai ishte i përfshirë në mënyrë të ngjashme në mizoritë në Kosovë që çuan në ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së atje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan Simatoviq./Gazeta Sinjali/