image Hadërgjonaj i gëzohet golit të Rashicës, i lë koment epik në Instagram

Futboll

Sport/ Hadërgjonaj i gëzohet golit të Rashicës, i lë koment epik në Instagram

news image

Futbollisti kosovar Milot Rashica është duke kaluar formë shumë të mirë te skuadra e Werder Bremen, ku po shënon rregullisht gola.

Sukseset e Rashicës janë lajm i mirë edhe për bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Golit të mbrëmshëm të Rashicës ndaj Freiburgut, iu është gëzuar Florent Hadërgjonaj, i cili nuk ka hezituar ta urojë atë.

“Urime mili e bombardove Bundesligan babo”, ka shkruar ai.

Florent Hadergjonaj dhe Milot Rashica pas dy jave priten të bashkohen në Prishtinë, ku do të përgatiten për dy ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon me Çekinë dhe Anglinë./Gazeta Sinjali/