Futbollisti kosovar Milot Rashica është duke kaluar formë shumë të mirë te skuadra e Werder Bremen, ku po shënon rregullisht gola.
Sukseset e Rashicës janë lajm i mirë edhe për bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Golit të mbrëmshëm të Rashicës ndaj Freiburgut, iu është gëzuar Florent Hadërgjonaj, i cili nuk ka hezituar ta urojë atë.
“Urime mili e bombardove Bundesligan babo”, ka shkruar ai.
Florent Hadergjonaj dhe Milot Rashica pas dy jave priten të bashkohen në Prishtinë, ku do të përgatiten për dy ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon me Çekinë dhe Anglinë./Gazeta Sinjali/