image Gwen Stefani fejohet me Blake Shelton

Bota e Yjeve

Gwen Stefani fejohet me Blake Shelton

news image

Këngëtarja e njohur, Gwen Stefani, gjatë ditës së sotme është fejuar me Blake Shelton.

Lajmin e ëmbël ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa bëri të ditur se ka pranuar propozimin, shkruan Mirror.

“Blake Shelston, po të lutem”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve, ku shihej duke shkëmbyer puthje me të fejuarin.

Ndërsa u panë që ishin duke shijuar momentet e lumtura, Stefani për ndjekësit kishte ofruar mundësinë të shohin edhe unazën e fejesës.

Blake po ashtu në rrjetin social Twitter ka treguar se si Gwen këtë vit ka ndikuar shumë pozitivisht tek ai.

“Gwen Stefani, faleminderit që më sigurove vitin 2020 dhe pjesën tjetër të jetës sime”, është shprehur Shelton.

Artistjadhe Blake ishin takuar në vitin 2015, ku që të dy ishin juri në “The Voice”. /Gazeta Sinjali/