image Guvernatori ukrainas: Rafineria më e madhe e naftës është shkatërruar plotësisht

Botë

Guvernatori ukrainas: Rafineria më e madhe e naftës është shkatërruar plotësisht

news image

Një rafineri e naftës në qytetin Kremençuk, në Ukrainën qendrore, është shkatërruar plotësisht nga sulmet ruse, tha guvernatori i rajonit Poltava, raportoi Reuters.

Zjarri në rafineri është shuar, por ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe më nuk mund të operojë”, citohet të ketë thënë guvernatori, Lunin Dmytro.

Gazeta Kyiv Independent ka raportuar se sulmet me raketa më 1 prill kanë shkatërruar rafinerinë e naftës, që është më e madhja në Ukrainë.

Kremençuk është një qytet kyç industrial në Ukrainë.

/GazetaSinjali/