Guvernatori i shtetit të New York-ut, Andrew Cuomo qëndroi për 11 orë në një intervistë të filmuar si pjesë e një hetimi për pretendimet e ngacmimit seksual.
Intervista e regjistruar me video zgjati rreth 11 orë. Times raportoi se Cuomo u përball me një mori pyetjesh nën hetim në lidhje me trajtimin e tij ndaj grave, nga dy hetuesit kryesorë të punësuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit: Joon Kim, ish prokuror dhe Anne Clark, avokat.
Këtë muaj Kim dhe Klark kanë mbledhur dëshmitë e grave që kanë akuzuar Cuomon për sjellje të papërshtatshme.
Gjatë hetimeve janë dëgjuar dhe anëtarë të stafit të guvernatorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy profesionistët do i dorëzojnë përfundimet e tyre në duart e prokurores së përgjithshme Letisia Xhejms.
Një raport publik pritet të dalë në fund të verës.